Flash

Milanit i pezullohet edhe mjeku Brozzi pas Superkupës: arsyeja, ishte ofensiv ndaj arbitrit

Lapsi.al 18 January 2019
Milanit i pezullohet edhe mjeku Brozzi pas Superkupës: arsyeja, ishte
Humbja në Superkupë kundër Juventus i ka kushtuar rëndë Milan edhe në termat e Gjykatësit Sportiv. Përvec Kessie i ndëshkuar me karton të kuq, kuqezinjtë duhet të bëjnë kundër Genoa edhe pa Romagnoli, Calabria e teknikun Gattuso. Jo vetëm kaq, edhe mjeku i klubit Mario Brozzi është skualifikuar deri në 4 shkurt. Doktori në Twitter ka dhënë versionin e tij: "Doja të largoja një lojtar nga arbitri për të evituar befasinë përvec dëmit". Në motivimin e publikuar në komunikatën zyrtare, në fakt, shkruhet edhe arsyeja e skualifikimit të Brozzi: "Në përfundim të ndeshjes, me sjellje arrogante e përcmuese, duke iu drejtuar një lojtari të tij, fliste duke u kuptuar nga arbitri, fjalë të rënda fyese dhe me nënkuptim ". Ndërtimi I ngjarjes është bërë edhe nga vetë mjeku, që i është përgjigjur në rrjetet sociale një tifozi: "në tentativë për të larguar një lojtar nga arbitri i thashë “eja largohu mos i fol, përndryshe do ta kompletojë veprën”, ndërsa pyetjes së arbitrit “cfarë nënkupton?” iu përgjigja “asgjë dëshiroj të evitoj befasinë përvec dëmit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI