Flash

Shaqiri i bashkohet sfidës së 10 vjetëve: fotot tregojnë kapërcimin në kualitet

Lapsi.al 18 January 2019
Shaqiri i bashkohet sfidës së 10 vjetëve: fotot tregojnë
“10 year Challenge” mund të jetë bërë virale në rrjetet sociale, por ndoshta për Xherdan Shaqirin, që i është bashkuar modës së futbollistëve të famshëm për të bërë diferencën e një dekade, ka domethënien më të madhe. Sulmuesi kosovar i Liverpoolit, në dy foto ka treguar rrugën e madhe që ka përshkuar nga 17 në 27 vjec, ku kapërcimin në cilësi e bëri pas transferimit tek Bayern Mynih. Shaqiri ka postuar dy fotografi, njëra para 10 viteve ndërsa luante për Basel, dhe tjetra aktuale me fanellën e Liverpoolit, ku po kalon një periudhë të artë: 6 gola dhe 1 asist në 22 prezantime me Liverpool në të gjitha garat nuk janë keq për fantazistin e kombëtares së Zvicrës. 27-vjeçari karrierën profesionale të futbollit e filloi te Basel, aty ku qëndroi për 3 vite para se të kalonte te Bayern Mynih, e më pas tek Inter, Stoke, përpara se të zbarkonte në Anfield Road.
View this post on Instagram

#10yearchallenge ⚽️❤️

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI