Flash

Agron Xhafaj trafik droge? Krimet e Rënda pezullojnë hetimet

Lapsi.al 19 January 2019
Agron Xhafaj trafik droge? Krimet e Rënda pezullojnë hetimet

Prokuroria për Krime të Rënda pezulloi dhe ktheu në polici dosjen penale në kuadër të të cilës po verifikonte rolin e Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge. Çështja penale u çel pas akuzave të Albert Veliut, i njohur me nofkën “Babale”.

Skandali që po hetohet shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vëllanë e ministrit të brendshëm të kohës, për të trafikuar hashash nga Shqipëria drejt Italisë. Më vonë, personi në fjalë, u zbulua se ishte Albert Veliu, i njohur edhe si Berti i Abesë, ish i dënuar për trafik droge. Të njëjtat akuza për Agron Xhafajn, Albert Veliu i bëri edhe përmes një interviste dhënë gazetarit Jetmir Olldashi, e cila gjithashtu u publikua nga selia e Partisë Demokratike.

Mbi këtë bazë, prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për të zbuluar nëse ishte vërtet përpara një rasti të trafikimit të narkotikëve. Por, pas shumë muajsh hetime, institucioni i akuzës nuk ka mundur të grumbullojë prova, mbi bazën e të cilave të ngarkojë me përgjegjësi penale ndonjë person, përfshirë këtu edhe vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm. Në këto kushte, prokurori përparim Kulluri ka firmosur për pezullimin e hetimeve. Dosjen në fjalë e ka kthyer në polici, me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Ndërkohë, më herët krimet e rënda zbuluan se audiopërgjimi ishte i rremë dhe se zërin e Agron Xhafajt e kishte realizuar Fredi Alizoti. Ky i fundit, së bashku me Babalen dhe gazetarin Jetmir Olldashi po hetohen për akuzën e kallëzimit të rremë. Alizoti ndodhet nën masën e arrestit me burg, ndërsa Albert Veliu, u arratis ne Kosovë dhe mundi t’iu shpëtonte prangave. Në fund të dhjetorit Babalja u arratis edhe nga Kosova përmes Hungarisë dhe sipas avokatit të tij mbërriti në Belgjikë, ku i është bashkuar pjesës tjetër të familjes dhe ka kërkuar azil politik. Në gjendje të lirë po hetohet gazetari Jetmir Olldashi. /BW

Të këshilluara

Tregu çam, PDIU del kundër Bashës

PDIU e ka quajtur absurde vendimin e PD për të dalë në protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës. Pasi sipas Shpëtim Idrizit opozita e bashkuar duhet të shpaloste p...

15:13

Basha: Nuk ofroj mrekulli, por normalitet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së se misioni i madh dhe detyra historike e PD është një ndryshim transformues. ...

13:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI