Flash

Call Center-at, sektori me rritjen me të madhe në ekonominë shqiptare

Lapsi.al 19 January 2019
Call Center-at, sektori me rritjen me të madhe në ekonominë

Shërbimet dhe energjia kanë qenë sektorët ekonomikë me rritjen më të lartë në pesë vitet e fundit. Mbështetur në të dhënat përfundimtare të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto, të disponueshme deri në vitin 2016, aktivitetet me rritjen më të lartë në vitet e krizës ekonomike kanë qenë shërbimet, kryesisht aktivitetet call center. Për periudhën 2012-2016, ky sektor është rritur mesatarisht me 24% në vit, duke shënuar normën më të lartë të rritjes në ekonominë shqiptare.

Rritja e dytë më e lartë i takon aktiviteteve profesionale dhe teknike, degë e ngjashme e shërbimeve, që në pesë vjet është rritur mesatarisht me 10%. Këto janë të vetmet degë me rritje dyshifrore, ndërsa e treta vijon energjia, me një rritje mesatare prej 6.3%.

Sidoqoftë, rritja e energjisë është më shumë produkt i prurjeve të lumenjve, sesa e gjendjes ciklike të ekonomisë. Ky sektor ka luhatje shumë të mëdha nga viti në vit. Për shembull, nëse në vitin 2013 ai u rrit me 36%, në vitin pasardhës pësoi rënie me 23%.

Degët e tjera, që kanë një peshë më të lartë në prodhimin kombëtar, kuptueshëm kanë regjistruar një rritje që është më pranë rritjes mesatare të ekonomisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI