Flash

'Vëllai i Nishanit ktheu mensën e Qytetit Studenti në lloto', ish-Presidenti padit Ramën për shpifje

Lapsi.al 19 January 2019
'Vëllai i Nishanit ktheu mensën e Qytetit Studenti në

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të dorëzojë një padi në Gjykatë ndaj kryeministrit Rama për shpifje.

Padia vjen pas deklaratës që Rama bëri sot në Qytetin Studenti, sipas të cilit “vëllai i Nishanit e kishte kthyer mensën e Qytetit Studenti në lloto”

Deklarata e Ramës sot për vëllain e Nishanit

“Vëllai i Presidentit mori mensën në Qytetin Studenti dhe kjo mensë u kthye nga vëllai i Presidentit ne lloto.

Këta nuk janë thjeshtë zaptues që mund ti marrësh dhe ti largosh dhe kjo është arsyeja pse projekti është vonuar. Këta janë pronar dhe kanë regjistruar pronat në Qytet Studenti. Prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, por vetëm me lekë në dorë duke e shpronësuar.

Pasi e bënë Qytetin Studenti me klube striptizmi dhe lloto, tani do marrin dhe lekët se janë pronarë dhe duhen shpronësuar”, tha Rama

Ndërsa ish-Presidenti Nishani ka përgenjështruar duke thënë se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

“Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë cdo pushtet dhe cdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty”- ben me dije PD-ja.

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

Të këshilluara

Basha: Nuk ofroj mrekulli, por normalitet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së se misioni i madh dhe detyra historike e PD është një ndryshim transformues. ...

13:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI