Flash

Inisitaiva prekëse e Crystal Palace: hap stadiumin për të pastrehët

Lapsi.al 20 January 2019
Inisitaiva prekëse e Crystal Palace: hap stadiumin për të

Crystal Palace tregon zemrën e madhe dhe zbret në fushë për ata që kanë më shumë nevojë. Duke parë që në ditët e ardhshme temperaturat në Londër parashikohet të zbresin ndjeshëm nën zero, klubi anglez ka vendosur të transformojë disa zona të stadiumit të tij në hapësira pritëse për ti garantuar mikpritje deri në 10 të pastrehë që do të kenë edhe një vakt të ngrohtë, e banja për tu larë. Inisiativa e klubit është përshëndetur nga adiministrata lokale: "Një shembull për klubet e tjera angleze".

Stadiumi i hapi dyert e tij për njerëzit që kanë më shumë nevojë edhe të enjten e kaluar, kur 8 të pastrehë kanë fjetur brenda impiantit. Por tani klubi ka vendosur të bëjë më shumë, e të vihet në dispozicion duke u kthyer në një shërbim të përkohshëm mikrpitës, si ka shpjeguar drejtori i përgjithshëm i Crystal Palace, Phil Alexander. "Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me administrimin lokal për të ndihmuar ata që nuk kanë një vend fiks ku të rrinë, të gjejnë një mbrojtje nga dimri" ka deklaruar drejtuesi i klubit për Bbc.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI