Flash

Marotta njofton rinovimin e Icardit "Do të vazhdojë me ne. Godin, na intereson"

Lapsi.al 20 January 2019
Marotta njofton rinovimin e Icardit "Do të vazhdojë me ne. Godin,

Inter dhe Mauro Icardi duket se e kanë gjetur rrugën e duhur për të vazhduar së bashku. Pikërisht kur gjërat dukeshin të komplikuar, me Real Madrid që u fut në lojë e me bashkëshorten dhe agjenten e lojtarit Wanda Nara në përplasje të vazhdueshme me shoqërinë, ka ardhur kthesa.

Administratori i Deleguar zikaltër, Giuseppe Marotta, nuk ka lënë asnjë dyshim kur ka folur për Dazn, në lidhje me rinovimin e Mauro Icardi, çështje që e mban pezull klubin prej javësh: "Për ne rinovimi i Icardi nuk është në diskutim - bëri të ditur Marotta - do të takohemi. Nuk ka asnjë problem apo dyshim që Icardi do të vazhdojë me ne, bëhet fjalë vetëm për tu ulur e për të vendosur firmën mbi kontratë.

Takimi i 'diskutuar' me Wanda Nara ka marrë një përgjigje tipike të Marotta: "I diskutueshëm për ju, këto gjëra ndodhin në dinamikën e futbollit. Ne jemi të kënaqur me Icardi e anasjelltas". Pak dyshime edhe në lidhje me Godìn: "Tek Inter vijnë lojtarë me profil kampioni dhe nuk duhet ti lëmë të ikin e Godin futet mes tyre, është një profil që na intereson. Nënvizoj që në qershor do të jetë me parametër zero".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI