Flash

Vrau nusen e kunatën, prindërit e autorit kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

Lapsi.al 20 January 2019
Vrau nusen e kunatën, prindërit e autorit kërkojnë

Pak kohë nga vrasja e dyfishtë e 2 janarit në Ballsh, ku Gazmend Musta vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, prindërit e autorit kanë kërkuar kujdestarinë e fëmijëve.

Bëhet e ditur se ato janë shprehur se i plotësojnë kriteret për kujdestarinë e të miturve, ndërkohë deklarojnë se kanë besim tek gjykata.

‘Unë quhem Bedri Musta. Unë si gjysh i fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Unë i jam drejtuar gjykatës që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar dhe të gjallë. Kriteret i plotësoj si duhet dhe kam besim të plotë te gjykata e Shkallës së Parë’, - u shpreh ai.

Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Çaushaj. Gjithashtu më herët edhe vëllai i Gentiana Çaushaj, Gjyshmir Çaushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.

Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.

Sipas vëllait të viktimave, Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve. ‘Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS’, tha daja i dy fëmijëve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI