Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ndërron jetë 113-vjeçari, rekordmeni i Guinness

Lapsi.al 21 January 2019
Ndërron jetë 113-vjeçari, rekordmeni i Guinness

Burri më i moshuar i botës, Masazo Nomaka i Japonisë, ka vdekur në moshën 113 vjeçare. Ai vdiq në gjumë të dielën në mëngjes në shtëpinë e tij në Ashoro, siç njoftoi familja e tij.

“Ai ishte në gjendjen e tij normale dje dhe ndërroi jetë pa i shkaktuar asnjë problem familjes”, tha mbesa e tij Yuko.

Nomaka u lind në vitin 1905, pak muaj pasi Albert Ajnshtajni botoi teorinë e relativitetit. Familja e tij ka në pronësi dhe ka menaxhuar një hotel me llixha për katër breza, raporton Associated Press.

Vitin e kaluar, Guinness e njohu zyrtarisht Nomakën, si burrin më të moshuar pas vdekjes së spanjollit Francisco Nunez Olivera.

Japonia është mes vendeve me jetëgjatësinë më të lartë. Burri më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë ishte po ashtu japonez. Jiroemon Kimura vdiq në vitin 2013 në moshën 116 vjeçare.

Të këshilluara

Shqiptarja shpallet Miss USA

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur finalja e kompeticionit të rëndësishëm të bukurisë në SHBA, Miss New York USA, 2019. Vajza që arriti të rrëmbejë kurorën ishte ...

13:11

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI