Flash

Provokimi i Metës/ Propozon në 21 janar "puçistin" Bahri Shaqiri

Lapsi.al 21 January 2019
Provokimi i Metës/ Propozon në 21 janar "puçistin"

Të gjitha hamendësimet se propozimi i Vitore Tushës si drejtuese e Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte një loje e bërë nga Presidenti Ilir Meta, për të kompleksuar shumicën, sot duken më të besueshme se kurë. Prej javesh flitej se presidenti donte të shpinte aty këshilltatin e tij të besuar, Bahri Shaqirin, dhe kjo është bërë sot realitet.

“Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”- thuhet ne njoftimin e Presidences. Sipas propozimit qe Meta i drejton Kuvendit, Bahri Shaqiri, që eshte edhe keshilltar i Presidentit per Ceshtjet e Sigurise Kombetare, plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve. Por ajo që bie në sy, pavarësisht se kjo mund të mos i pëlqejë opozitës demokrate, është fakti se Meta ka zgjedhur ta propozojë Shaqirin në një ditë te shënuar, 21 janar. Tetë vite më parë, pasi  demostratat kundër bllokut të Metës përfunduan me vrasjen  nga Berisha të 4 qytetarëve të pafajshëm, Shaqiri u shpall një nga organizatorët e "puçit" të organizuar nga Rama, Topi, Ina Rama dhe mediat pranë tyre. Pas kësaj ish kryeministri Berisha iu qep atij me bukë në trastë për ta shkarkuar shefin e shërbimit sekret Shaqirin. Ai qe gati ta bënte këtë edhe me çmimin e një krisjeje me aleatët perendimorë dhe me NATO-n. Por kur ai bëri gati mekanizmat ligjorë për ta arritur këtë, LSI e Metës i doli kundër, duke u mbajtur mend për kundërshtimin e parë dhe të vetëm si bashkëaleate e Berishës. Që prej asaj kohe, Meta mban një marëdhënie të privilegjuar me Shaqirin, i cili u zëvendësua nga Visho Ajazi vetëm pas vajtjes së Bujar Nishanit në presidencë. Me tu zgjedhur kryetar shteti, Meta e emëroi Shaqirin si këshilltar të tij për sigurinë, dhe nga të gjithë përflitej se ai do ta dërgonte në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kjo gjë u bë fakt sot në 21 janar pikërisht ditën që u kujton socialistëve se 8 vite më parë ish kreu i ShISh nuk qe kundër tyre. Sipas të gjitha gjasave zgjedhja e datës nuk qe krejt e pafajshme, po ashtu si dhe manovra paraprake me Vitore Tushën: pasi Meta e do me çdo çmim Bahri Shaqirin në krye të KLD. ©LAPSI.AL  

Të këshilluara

BIRN: Gazetarët kundër censurës së Ramës

Nga Ivana Dervishi Një grup organizatash të gazetarëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri i bënë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga pla...

15:09

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI