Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Zbulohet identiteti i shqiptarit të murosur në një vilë në Itali

Lapsi.al 21 January 2019
Zbulohet identiteti i shqiptarit të murosur në një vilë

Rezultatet e autopsisë së nxjerrë prej mjekësisë ligjore italiane kanë konfirmuar identitetin e trupit të personit që u gjet i murosur në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos.

Personi në fjalë është Astrit Lamaj, i zhdukur në Genova të Italisë në janar të vitit 2013, në moshën 41 vjeçare.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme. Autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.

Vëllai i viktimës ka qenë personi i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamaj.

Prej hetimeve është vërtetuar se ai është  parë për herë të fundit në territorin e provincës së Monzës. Trupi i murosur i Astrit Lamaj u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze. Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamaj që sivjet do të mbushte 47 vjeç.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI