Flash

Asnjë pasuri në vitin 2003, si kanë ndryshuar financat e Donika Prelës. Sot para vetingut

Lapsi.al 22 January 2019
Asnjë pasuri në vitin 2003, si kanë ndryshuar financat e Donika

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet sot me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”. Megjithatë, Prela u përfshi në një përplasje me vartësit e saj të Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Donika Prela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

skedën në PDF].

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Donika Prela nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003; kohë që përkon me deklarimin e saj të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë familjare të Prelës përbëhet nga 4.7 milionë lekë likuiditete bankare dhe 4.2 milionë lekë pasuri të patundshme. Ajo deklaron gjithashtu automjete me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 800 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin një total prej 28 milionë lekësh. Të ardhurat nga paga si prokurore zënë 46% të të ardhurave, ndërsa ato nga paga e bashkëshortit rreth 38% të totalit. Të ardhurat me burim licesën si inxhinier të bashkëshortit zënë 2%, ndërkohë që fitimi nga shitblerja e pasurive të paluajtshme zë rreth 9% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej tyre rezulton me diferencë negative.

Në vitin 2007, prokurorja Prela deklaron se ka blerë një apartament me vlerë 32 100  euro, me burim një hua prej 15 mijë eurosh. Shuma e pambuluar në këtë vit është rreth 456 mijë lekë, pa përfshirë këtu shpenzimet për konsum jetik.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti me vlerë 1.4 milionë lekë në vitin 2014, i cili është shitur në të njëjtin vit për 4 milionë lekë. Familja e prokurores Prela ka fituar nga ky transaksion 2.6 milionë lekë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI