Flash

Del dokumentari tronditës/ “Shqipëria, mafie dhe hakmarrje” (VIDEO)

Lapsi.al 22 January 2019
Del dokumentari tronditës/ “Shqipëria, mafie dhe

Programi “Clandestino” i gazetarit të njohur investigativ David Beriain që transmetohet në “DMAX” do të transmetojë mbrëmjen e së mërkurës edhe në Itali në kanalin “Nove TV” dëshmi të forta të mafias shqiptare në vendin fqinj.

Sipas dokumentarit të përgatitur kriminaliteti shqiptar konsiderohet si një nga më të rrezikshmit nuk botë pasi sipas tij ajo bashkon disa tipologji dhe aktivitete kriminale si trafiku i armëve, drogës dhe i qenieve njerëzore.

“Deri tani asnjë gazetar nuk e ka pasur të mundur të thellohej në bandat kriminale dhe programi në fjalë pretendon se ka arritur të hyjë në brendësi të klaneve mafioze duke treguar se si janë krijuar dhe ato funksionojnë.

“Shqipëria, mafia dhe hakmarrje” është emri i dossierit që ka dalë tashmë online në Spanjë. Gazetari David Beriain thotë se do të tregojë se si një ngarkesë droge që vjen nga Shqipëria do të dorëzohet në duart e organizatave mafioze italiane (video më poshtë).

Beriain ka intervistuar një të arratisur nga burgu që tashmë thotë se “i kërcënuar me vdekje bën atë që di të bëjë më mirë: të vrasë”. Kanë qenë drithëruese ato që Beriain tregon se ky person i ka thënë. “Falëndero atë që të ka shoqëruar sepse po të ishte për mua do t’ju kisha vrarë të gjithëve” (shih videon më poshtë) .

Mafia shqiptare

“Shikuesit italiane do të shohin se si hakmarrja për shqiptarët në Shqipëri është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në një shkrim që e paraprin dokumentarin.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

David Beriain premton se do të eksplorojë rrënjët e shoqërisë shqiptare në përpjekje për të kuptuar se si shqiptarët bënë emër në kriminalitetin botëror.

Dhe si e ka bërë? Duke shoqëruar anëtarë të këtyre grupeve mafioze në jetën e tyre të përditshme, duke takuar ata që merren fabrikimin e bombave artizanale dhe duke mbajtur një identitet klandestini.

Mafia shqiptare ka tërhequr edhe në të kaluar vëmendjen e medieve perëndimore. “The Guardian” në një artikull të thelluar shpjegoi hollësisht se si të rinjtë që mbërritën nga “Toka e Shqiponjave” në Britani janë bërë “mbretërit e kokainës” në Londër. ©Përshtati LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI