Flash

Firmos për Cardiff por nuk arrin kurrë: zhduket nga radari avioni me sulmuesin në bord

Lapsi.al 22 January 2019
Firmos për Cardiff por nuk arrin kurrë: zhduket nga radari avioni me
Emiliano Sala, futbollisti argjentinas i Cardiff City, në bordin e një avioni, është zhdukur nga radarët ndërsa ishte në udhëtim nga Nantes drejt Uellsit. Sipas policisë franceze, lidhjet mes radarit dhe mjetit janë ndërprerë ndërsa avionic kalonte mbi Kanalin e La Manshe pranë farit Casquets. Në bordin e Piper Malibu ishin vetëm piloti dhe sulmuesi. Argjentinasi, ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje të kampionatit francez në këtë sezon, përfaqësime që e kishin bindur Cardiff ti japnin një mundësi në Premier League, duke paguar 17 milionë euro (shifër rekord për uellsianet). Sulmuesi nuk arriti kurrë në Uells dhe alarmi është dhënë nga policia franceze. Sipas informacionet e marra nga mediat angleze, operacionet e kërkimit kanë filluar në mbrëmje, me përdorimin e helikopterëve të rikuperimit, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga Emiliano Sala e piloti. Si pasojë e zhdukjes së avionit, me sulmuesin në bord është vendosur të shtyhet ndeshja e Kupës së Francës që duhet të shihte protagonist pikërisht Nantes të Sala, e Entente Sannois Saint-Gratien, në program nesër në orën 18,30. Për momentin ndeshja është shtyrë për të dielën në 16,30.

Të këshilluara

Video/ Juventus në avantazh kundër Chievos

Në ndeshjen e fundit të javës së 20 të Serie A, e para për 2019, Juventus tregon përsëri dominim, duke marrë avantazhin përballë Chievos. Douglas Costa ka shënu...

21:04

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI