Flash

Gjirokastër, 4 grabitje brenda 2 ditësh, asnjë i arrestuar

Lapsi.al 22 January 2019
Gjirokastër, 4 grabitje brenda 2 ditësh, asnjë i arrestuar

Dhunimi dhe grabitja e kambistit Mustafa Mustafai dhe bashkëshortes së tij Thëllëza në qytetin e Memaliajt mbrëmjen e sotme, është seria e fundit e katër ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ndodhur brenda dy ditëve të fundit. Kujtojmë se më datë 20 janar, në Tepelenë, persona të maskuar grabitën tre biznese: Supermarket ‘ZENELI’, dyqan bulmeti ‘ALIKO’ dhe pasticeri ‘DERVISHI’.

Në supermarket morën me vete dhe sistemin e kamerave të sigurisë për të humbur gjurmët. Mësohet se shuma e vjedhur ishte rreth 600 mijë lekë, plus edhe paketa cigaresh me vlerë 5 milionë lekë. Ndërkohë kambistit në Memaliaj iu morën 50 mijë lekë të reja dhe një aparat celular. Të katërta këto ngjarje kriminale kanë një të përbashkët; janë pa autorë dhe kanë ndodhur brenda dy ditësh.

Kjo ngre shumë pikëpyetje për punën e Policisë së Shtetit në qarkun Gjirokastër dhe cënon sigurinë publike. Kur brenda dy ditësh kemi katër grabitje dhe asnjë të arrestuar, kjo rrit pasigurinë tek qytetarët dhe vë në dyshim efektivitetin e punës së policisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI