Flash

“Sarri nuk e di as si e kam emrin”: lojtarët e Chelsea kundër teknikut

Lapsi.al 22 January 2019
“Sarri nuk e di as si e kam emrin”: lojtarët e Chelsea

Maurizio Sarri, trajneri i Chelsea, e ka humbur joshjen dhe vlerësimin që patën anglezët nga futbolli i tij, që në ishull e pagëzuar SArri Ball. Kritikat ndaj ish-teknikut të Napolit po bëhen më të shpeshta e këtë herë Evening Standard ka sjellë në vëmendje një problem që në Itali e kishin të qartë, por që po e evidentojnë edhe në Angli. Metodat e stërvitjes, mënyra e administrimit të garës deri edhe tek zëvendësimet. Gjithcka e konsideruar shumë përsëritëse, e parashikueshme, e gati e mërzitshme.

Një burim brenda klubit ka përmendur si pikë kyce faktin se Sarri e stërvit skuadrën në mëngjes, ndërkohë që ata luajnë në mbrëmje, apo pasdite vonë. Problemi më i madh, që zgjat që nga kohët e Napolit, janë titullarët e palvizshëm. Sipas të përditshmes angleze, gati gjysma e organikës së Chelsea merr pjesë në stërvitje duke e ditur fare mirë se mundsitë për të zbritur në fushë, nga fillimi apo si zëvendsues, janë zero.

Më interesante, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja, është fakti se një nga lojtarët jo të dorës së parë i ka thënë shokëve një frazë domethënëse: “Sarri nuk e di as si e kam emrin”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI