Flash

Shkarkohet Afrim Qendro nga detyra e drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar

Lapsi.al 22 January 2019
Shkarkohet Afrim Qendro nga detyra e drejtuesit të Autoritetit Rrugor

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro është shkarkuar prej kësaj detyre. Në vend të tij, do të vendoset ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Pas shpërthimit të skandalit të “DH Albania”, Qendro ka qenë një prej emrave më të përfolur.

Ditën e djeshme, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci dha dorëheqjen, edhe ai pas skandalit lidhur me “DH Albania”.

Kjo pasi kjo firmë mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Pas daljes së fakteve, tenderi u anulua.

Më 16 janar, Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar për rreth 2 orë në Prokurorinë e Tiranës për marrjen e tenderit nga kjo firmë me dokumente të falsifikuara. Qendro ka mohuar kategorikisht se ka shkelur ligjin për tenderin dhe është shprehur para trupit gjykues se ka zbatuar vetëm ligjin.

Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kësaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.

Sipas të dhënave të siguruara në faqen e Agjencisë së prokurimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i kishte dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliarde e 447 milionë lekë).

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

Të këshilluara

Shkodër, shpërthen në flakë banesa

Një banesë në lagjen "Liria" në Shkodër është përshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë el...

10:47

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI