Flash

Brenda disa orësh, tre grabitje në Korçë

Lapsi.al 23 January 2019
Brenda disa orësh, tre grabitje në Korçë

Tre grabitje kanë ndodhur në Korçë brenda pak orësh. Një prej bizneseve të grabitura është një fabrikë e prodhimit të letrave, që ndodhet në dalje të qytetit.

Prej kasafortës së këtij biznesi, autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Kasaforta ndodhej në një prej zyrave në katin e dytë të fabrikës, e cila ruhej me roje. Biznesi i dytë i grabitur, i cili shiste hidrosanitare ndodhej në aksin rrugor Korçë-Dishnicë.

Gjatë natës në fshatin Bulgarec është grabitur dhe një banesë e një biznes. Bëhet fjalë për një furrë buke, nga ku autorët kanë marrë një sasi parash.

“Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve”, njofton policia.

Ndërkohë mësohet se autorët tek furra e bukës kanë vjedhur 4 milionë të vjetra. Tek fabrika e letrave, 1 milion lekë të vjetra, ndërsa tek biznesi i hidro sanitareve kanë vjedhur 30 mijë lekë të reja.

Të këshilluara

Gomonia me 1 ton drogë, arrestohen autorët

Policia ka arrestuar trafikantët e përfshirë në gomonen me 1 ton drogë që u gjet ditën e djeshme në Vlorë. Nga bashkëpunimi i një grupi të posaçëm hetimor të...

10:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI