Flash

Cakaj i deleguar i Ramës/ Meta: Nuk komentoj organizimet e brendshme

Lapsi.al 23 January 2019
Cakaj i deleguar i Ramës/ Meta: Nuk komentoj organizimet e brendshme

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur pas delegimit të kompetencave të ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj.

Meta tha nga Kamza se Presidenti nuk mund të ndërhyjë apo të komentojë organizimin e brendshëm të ekzekutimvit.

Ai shtoi se si President i Republikës respekton Kushtetutën dhe e ka të qartë se cilit institucion mund t’i delegojë autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet.

"Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë." - u shpreh Ilir Meta.

Të këshilluara

Brenda disa orësh, tre grabitje në Korçë

Tre grabitje kanë ndodhur në Korçë brenda pak orësh. Një prej bizneseve të grabitura është një fabrikë e prodhimit të letrave, që ndodhet në dalje të qytetit. ...

12:22

Gomonia me 1 ton drogë, arrestohen autorët

Policia ka arrestuar trafikantët e përfshirë në gomonen me 1 ton drogë që u gjet ditën e djeshme në Vlorë. Nga bashkëpunimi i një grupi të posaçëm hetimor të...

10:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI