Flash

Carabao Cup/ City në finale dihej, por Burton Albion shmang turpërimin

Lapsi.al 23 January 2019
Carabao Cup/ City në finale dihej, por Burton Albion shmang turpërimin

Nëntë gola i kishte pësuar në ndeshjen e parë Burton Albion, kur vizitoi Etihad stadium për tu përballur në gjysëmfinalen e parë të Carabao Cup kundër Manchester City, por nëse shanset e kualifikimit ishin vendosur, këtë herë Albion shmangu turpërimin, duke u mundur vetëm me një gol, përpara publikut të shtëpisë.

Rezultati i përgjithshëm ka shifra të frikshme, 10-0, por në kthim, skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar vetëm një herë me argjentinasin Sergio Aguero. Sulmuesi shënoi golin vendimtar në minutën e 26, duke goditur saktë me të djathtën brenda zonës.

Provë pozitive edhe për portierin e Kombëtares së Kosovës, Arijanet Murici: 20-vjeçari në këtë sezon ka luajtur pesë ndeshje si titullar, duke pësuar vetëm dy gola, ndërsa për të dytën ndeshje radhazi që mbron portën e Citizens e ka ruajtur rrjetën të paprekur.

Tashmë City pret me qetësi të njohur kundërshtarin e finales së Carabao Cup, në fituesin e derbit londinez mes Chelsea e Tottenham, ku Spurs janë të favorizuar nga rezultati 1-0 i ndeshjes së parë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI