Flash

Gent Cakaj, pasi merr detyrën e Ministrit të Jashtëm: “Mosha ime u konsiderua si faj”

Lapsi.al 23 January 2019
Gent Cakaj, pasi merr detyrën e Ministrit të Jashtëm:

Pas marrjes së detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë prej delegimit të këtij posti nga kryeministri Rama, Gent Cakaj ka folur rreth detyrës së tij të re përballë punonjësve të kësaj ministrie dhe vetë kryeministrit.

Fillimisht ai kujtoi faktin se u ndëshkua për shkak të moshës së tij të re, prej së cilës Cakaj pretendon se mori dhe një sërë akuzash.

 “Të qenit drejtues i këtj institucioni me kompetenca të deleguara nga Rama, është një start goxha i garantuar në dritën e  zjarrit të akuzave të pa baza.

Delegimi i kompetencave te një ministër 28 vjeçar nuk vë në diskutim masën e qendrueshme të rezulateve dhe gamën e gjerë të suksesve që kjo ministri ka pasur. Mosha ime u konsiderua si faj dhe u përballa me një sërë akuzash.”- tha Cakaj.

Më tej, Cakaj ka vijuar duke thënë se si do të vazhdojë të shtyjë përpara procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE, duke shtuar dhe se në politikën e jashtme shqiptare nën drejtimin e tij, nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ajo që ka lënë ish-ministri Ditmir Bushati.

 “Ky transferim autoriteti institucional nga zoti Bushati të cilin e falënderoj tek unë nëpërmjet kryeministrit Rama të cilin nuk di si ta falënderoj nuk nënkupton asnjë ndryshim strategjish në politikën e jashtme. Ne do të vazhdojmë pa asnjë diskutim të shtyjmë më me vullnet përpara rrugën e integrimit.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale.

Si edhe kryeministri Rama e ka nënvizuar ne duam të rrisim më tej komunikimin, ndërveprimin me faktorin shqiptar në veçanti. Në kohën që po vjen do jemi gjithmonë e më afër tyre sikurse ata gjithherë më afër nesh.

Kjo vëmendje e shtuar në politikën rajonale nuk duhet të lexohet si shenjë e lëshimit në axhendën evropiane” -tha Cakaj.

Të këshilluara

Tritol makinës së një personi në Tiranë

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshu...

22:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI