Flash

Grabitje me vlerë 400 mijë euro, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Lapsi.al 23 January 2019
Grabitje me vlerë 400 mijë euro, tre shqiptarë të arrestuar

Katër hajdutë akrobatë, 3 prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Trento. "Corriere" shkruan se është goditur një bandë hajdutësh profesionistë, të cilët kanë kryer dhjetëra vjedhje me një shifër të vlerësuar prej rreth 400 mijë eurosh.

Grupi e kishte bazën në brendësi të Milanos, ndërkohë që 4 banditë të tjerë janë në kërkim. Agjencia shkruan se baza logjistike e grupit ishte një apartament i marrë me qira nga një 22 vjeçare rumune, Cristina Daganel dhe i dashuri i saj Bardhok Rica, 20 vjeç.

Destinacioni i mallrave nuk dihet ende ndërsa hetimet janë në vazhdim. Gjatë hetimeve është zbuluar se grupi ka realizuar dhjetëra grabitje në pak muaj. Deri më tani në kuadër të operacionit "Black Point", janë zbuluar 30 vjedhje, 4 prej të cilave në Bolzano.

Rreth 40 mijë euro mallra janë grabitur vetëm në një vilë luksoze nëntorin e kaluar. Me atë rast u arrestua njëri prej hajdutëve, Bardhok Rica.

Në pak më shumë se katër muaj, hetuesit e policisë të Bolzanos dhe ata të Milanos, arritën të shpërbënin një nga bandat e kusarëve "akrobatë", autorët të bastisjeve të ndryshme në Trentino dhe në Alto Adige.

Përveç shqiptarit Rica, shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Klaudio Çoba, 25 vjeç, dhe Asllan Leka, 27 vjeç, të dy banues në Bolzano.

Në sytë e grabitësve, shënjestër ishin vetëm vilat dhe apartamentet. Grabitjet u planifikuan me detaje, me patrullime të shumta paraprake me anë të një Fiati Grande Punto, ku kuptohej nëse shtëpitë kishin njerëz ose jo.

Grupi i shqiptarëve dhe rumunëve, grabisnin gjithmonë në orët e vona të pasdites. Ata ishin të aftë për t'u ngjitur nëpër tubat e gazit, madje, edhe nëpër disa kate. Më pas, ata hapnin dritaret ose dyert dhe hynin nëpër shtëpi, duke grabitur sende luksoze, çanta, bizhuteri./ora news

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI