Flash

Raporti/ 25% e shqiptarëve të rritur nuk kanë bërë kurrë seks, Dibra dhe Elbasani...

Lapsi.al 23 January 2019
Raporti/ 25% e shqiptarëve të rritur nuk kanë bërë

“Nuk mendoj se ne jemi kaq shumë të ftohtë. Ne jemi ballkanas dhe përgjithësisht njerëzit tanë kanë një jetë seksuale të mirë, të shëndetshme”.

Ky është komenti i parë që bën sociologu Gëzim Tushi, pasi u njoh me rezultatet e një anketimi të përbashkët të INSTAT-it dhe Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, gati 25% e të rriturve shqiptarë nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale.

“Në përgjithësi, sistemi i anketimit në Shqipëri vuan nga disa fenomene, siç janë hipokrizia, mungesa e thënies së të vërtetës, frika nga opinioni, apo se mund të zbulohesh”, - shprehet më tej sociologu Gëzim Tushi.

Sipas sondazhit, numri më i madh i meshkujve pa përvojë seksuale është në Dibër dhe Elbasan, ndërsa gratë në Kukës dhe Shkodër. Përkundër kësaj, sociologu nënvizon se rajoni verior ka një përqindje më të lartë lindshmërie.

“Numri i fëmijëve për grua në rajonet e Dibrës, Kukësit dhe në përgjithësi në zonën e veriut është gati 2.2 fëmijë për grua, që konsiderohet një shifër e lartë në raport me faktin që në nivel kombëtar apo shtetëror, ne e kemi 1.4. Shifrat e INSTAT-it tregojnë që mungon një numër i konsiderueshëm i bebeve nga viti në vit. 22 mijë bebe më pak në 2018-n, në krahasim me 2017-n”, - tha Tushi.

Emigracioni, rënia e numrit të martesave, teknologjia dhe marrëdhëniet e rralla seksuale, po e kthejnë vendin në një “bombë demografike me sahat”, thekson sociologu./Top Channel

Të këshilluara

Si të përmirësoni regjimin e gjumit

Shpesh herë fajsojmë ushqimin e rëndë që mund të konsumojmë në darkë. Në fakt, janë shumë faktorë që ndikojnë në një gjum jo të mirë. Ndër të tjera, ekzistoj...

17:01

3 gabimet kur bëjmë shopping

Mbase nuk e kishim menduar dhe analizuar shumë, por na ndodh të gjithëve që gjatë momentit që bëjmë shopping, bëjmë të paktën 3 gabime që për momentin nuk i vem...

19:59

Tendencat e makeupit për 2019 (FOTO)

Dhe pse shpesh veprojnë po në të njëjtën mënyrë, duke vendosur shumë grim, e vërteta është se shumica e burrave nuk e durojnë dot grimin e rënduar në fytyrën e ...

19:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI