Flash

Rrëfen xhaxhai i Anxhelinës: Vajza nuk është ndaluar të takojë të ëmën, por nuk e donte atë

Lapsi.al 23 January 2019
Rrëfen xhaxhai i Anxhelinës: Vajza nuk është ndaluar të

Vëllai i Aleko Petros ose Bardhyl Gurit, i cili vrau vajzën e tij Anxhelinën gjatë ditëve të para të janarit, ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, se vajza nuk ishte ndaluar ta takonte të ëmën.

Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që Anxhelina ndalohej prej njerëzve të të atit të takonte të ëmën, ndërsa krimin ndaj mbesës së tij e cilësoi të dënueshëm. Më tej, Gazi Guri ka deklaruar se i vëllai ishte i pastër dhe i ndershëm dhe se nuk e di pse mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

 “Në lidhje me ngjarjen, im vëlla ka qenë një njeri i pastër dhe i ndershëm. Edhe ne jemi tronditur shumë. Çupën nuk e kemi ndaluar ne. Çupa nuk e donte të ëmën. Ky është një krim makabër. Nuk e dimë pse e bëri. Çupa ka një vit që është ndarë nga im vëlla”, tha xhaxhai i Anxhelinës.

I pyetur më tej, nëse ishte në dijeni për lidhjen e mbesës së tij me një shtetas afgan, xhaxhai i Anxhelinës është përgjigjur se nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë.

"Nuk dija gjë. Ne kemi folur gjithmonë, nuk na ka thënë. Në datën 1 janar kemi folur me vëllain si gjithmonë. Na tha jam mirë, do bëj bakllava. Nuk e ka dashur nëna sa e duam ne. Çdo njeri nuk e pranon një gjë të tillë që ka ndodhur”, tha xhaxhai i viktimës.

Të këshilluara

Brenda disa orësh, tre grabitje në Korçë

Tre grabitje kanë ndodhur në Korçë brenda pak orësh. Një prej bizneseve të grabitura është një fabrikë e prodhimit të letrave, që ndodhet në dalje të qytetit. ...

12:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI