Flash

Sherri i dytë brenda pak ditësh: Kamara arrestohet për agresion ndaj disa anëtarëve të stafit

Lapsi.al 23 January 2019
Sherri i dytë brenda pak ditësh: Kamara arrestohet për agresion

Një histori e pabesueshme që vjen nga Premier League. Sipas asaj që raporton Daily Mail, sulmuesi i Fulham, Aboubakar Kamara, është arrestuar me akuzën e agresionit e lëndimeve si pasojë e një sherri që shpërtheu me disa nga pjesëtarët e stafit të klubit të stërvitur nga Claudio Ranieri. Sulmuesi francez, që kohët e fundit është lënë jashtë skuadrës nga tekniku, kishte mbërritur në qendrën e stërvitjes për të diskutuar të ardhmen, por situata degjeneroi dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë.

Lojtari, sipas asaj që tregon e përditshmja angleze, kishte mbërritur në fushën e stërvitjes i nervozuar nga zgjedhja e Ranieri për ta lënë jashtë skuadre, duke e zbritur të stërvitet me Under-23, pas sherrit me Mitrovic gjatë një seance yoga. Kamara donte të diskutonte të ardhmen me disa anëtarë të stafit. Diskutimi degjeneroi dhe është dashur ndërhyrja e forcave të rendit: "Kemi ndërhyrë të hënën pak pas orës 17 - deklaroi një zëdhënës i departamentit - një burrë rreth të 20 është arrestuar për agresion e lendime dhe është mbajtur i ndaluar në një stacion policie në jug të Londrës".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI