Flash

Dash Shehi: Me Lubonjën jemi zënë me grushta, por tani...

Lapsi.al 24 January 2019
Dash Shehi: Me Lubonjën jemi zënë me grushta, por tani...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se opozita duhet të bëjë për vete figurat më të spikatura që janë kundër mënyrës se si po qeveris Edi Rama. Në studion e emisionit “Arena” në Ora Neës, Shehi tha se emra të njohur të shoqërisë civile duhet t’i bashkohen aksionit opozitar.

“Unë do të ftoja Bashën, besoj se do ta bëjë këto ditë, që të ftojë njerëz jashtë tryezës së partive politike që janë opozitarë me Partinë Socialiste. Në këtë plazmë opozitare të fusim, personazhe, njerëz nga shoqëria civile, botës akademike, etj.

Këtu ka njerëz që luajnë rol më shumë se një parti. Me atë Lubonjën jemi zënë me shkelma dhe grushte, por ai luan rol të rëndësishëm. Fuga, profesori luan një rol, Plasari...

Nuk mund të vëmë në resht Plasarin, aq më tepër Lubonjën. Ata japin një kontribut të madh për të rrëzuar Ramën. Ne nuk duhet të presim që këta të na pëlqejnë neve, sepse nëse na pëlqejnë neve nuk luajnë të njëjtin rol”, - tha Shehi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI