Flash

Sekuestrohen 113 kg heroinë në banesën ku u gjet i vdekur turku i drogës në Has

Lapsi.al 24 January 2019
Sekuestrohen 113 kg heroinë në banesën ku u gjet i vdekur turku i

Dalin detaje të reja pasi turku i kërkuar për laboratorin e drogës në Has është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka sekuestruar 113 kg heroinë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Për këtë janë arrestuar katër persona, ndërsa kjo ngjarje dyshohet të jetë e lidhur me një vdekje të dyshimtë, e cila ndodhi  pikërisht në këtë vend.

Të dielën u gjet  i vdekur në banesën e tij në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, por rrethanat e ngjarjes vijonë të mbeten ende të paqarta.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare. Turku ka qenë i shpallur në kërkim për drogën e gjetur muaj më parë në Brenog të Hasit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI