Flash

Topalli: Do të ketë një marrëveshje tjetër Rama-Basha

Lapsi.al 24 January 2019
Topalli: Do të ketë një marrëveshje tjetër Rama-Basha

Kritrike vazhdon të jetë Jozefina Topalli ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. E ftuar në emsionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, ajo u shpreh se Basha dhe Edi Rama janë të lidhur me njëri-tjetrin. Madje për ish-nënkryetaren e PD-së do të ketë një marrëveshje tjetër si ajo e 17 Majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Jozefina Topalli: Basha do kishte ikur një mijë herë nëse nuk do kishte pasur mbështetjen e Ramës. Sot e mban Edi Rama dhe janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Qënia e tyre në karriget që mbajnë janë të kondicionume në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin. E mbajën jo vetëm politikisht. Muajt e ardhshëm unë besoj se kanë për të rikonfirmuar këtë që po them sot.

Pyetje: Një marrëeshje tjetër?

Jozefina Topalli: Sigurisht.

Përsa i përket kryesisë së re të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha se ajo nuk është legjitime. Sipas ish-kryetares së Kuvendit, kryesia e nuk është bvotuar as nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

“Unë nuk kam asgjë me njerëzit e kryesisë së re. Unë kam shpjeguar fenomenin, nuk e lidh me emra të veçantë. Kam thënë një gjë që më ka bërë shumë përshtypje është e vetmja kryesi që mungon besimi i vetë Këshillit Kombëtar. Anëtarët e kryesisë atëherë kanë pasur vota mbi 80% . Ata që nuk merrnin më shumë se gjysma sigurisht nuk ishin anëtarë të kryesisë. Sot ata aty brenda kanë votuar veten dhe jo të tjerë. Shifrat dhe matematika më thonë që 90 përqind e këtyre anëtarëve s’kanë 30% vota. Kaq, s’ka legjitimitet. Lidershipi i saj janë drejtuesit e humbjes epike të 2017- dhe firmtarë të një procesi ku u vra vota për zgjedhjen e kryetarit. Ai që drejton këto zgjehdje duhet të ikë. Nuk e pres një gjë të tillë, por kjo është logjika. I mungon legjitimiteti. I mungon besimi. Njerëzit nuk dinë ta lexojë, por kjo nuk ka ndodhur në asnjë parti politike”, tha ajo.

Të këshilluara

Lezha pa energji elektrike që prej mëngjesit

12 fshatra të Lezhës janë në errësirë prej mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk ka një informacion mbi shkaqet e mundshme. Në errësirë kanë mbetur shumë fshat...

20:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI