Flash

Turku i vdekur në Prishtinë, Prokuroria shqiptare jep detaje

Lapsi.al 24 January 2019
Turku i vdekur në Prishtinë, Prokuroria shqiptare jep detaje

Pak orë pas publikimit të lajmit për vdekjen e një prej personave, shtetas turk të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për laboratorin e drogës në Has, ka ardhur dhe reagimi nga prokuroria.

Organi i akuzës shqiptare është në pritje të letër porosisë me informacione për ngjarjen ku përfshihet Nejdet Cesuroglu dhe vdekjen e tij në rrethana misterioze në Prishtinë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Prokuroria konfirmon gjithashtu se në vendin ku është gjetur i vdekur 50-vjeçari janë gjetur dhe 113 kg e 507 gram heroinë.

“Në kuadër të hetimeve për procedimin penal numër 339 të vitit 2016 është caktuar nga Gjykata për Krime të Rënda masa e sigurimit arrest në burg në mungesë për njërin prej personave të dyshuar si anëtar të grupit kriminal, shtetasit turk Nejdet Cesuroglu, që ka lidhje për faktin e zbulimit të laboratorit dhe të lëndës narkotike më datë 18.10.2018 në fshatin Brenogë Has. Nga Policia e Shtetit jemi njoftuar se më datë 02.12.2018 në Prishtinë, në kuadër të operacionit “FIRMA”, është gjetur i vdekur shtetasi turk Nejdet Cesuroglu, i datëlindjes 03.02.1969. Gjatë kontrollit të banesës, tek një dhomë e mbyllur janë gjetur tre valixhe të mbushura me 113 kg e 507 gram lëndë heroinë, për këtë fakt janë arrestuar nga autoritetet kosovarë katër shtetas”, deklaron prokuroria shqiptare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI