Flash

Vjen reagimi nga radhët e PD-së: Rritja e kostove dentare është e paligjshme dhe korruptive

Lapsi.al 24 January 2019
Vjen reagimi nga radhët e PD-së: Rritja e kostove dentare

Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së Bardh Spahia është shprehur se Urdhri i Stomatologut sa i takon përcaktimit të çmimeve për 13 shërbime është i paligjshëm dhe korruptiv.

Nënkryetari i komisionit të shëndetësisë në PD, shprehet se rritja e çmimeve gati dyfish po bëhet për shërbime që qytetarët kryejnë më së shumti si mbushja e dhëmbëve, vënia e protezave dhe deri te ndërhyrjet kirurgjikale.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë stomatologëve që të mos zbatojnë  urdhrin e stomatologëve.

“Makineria e propagandës së qeverisë së Edi Ramës flet çdo ditë për ulje taksash, për çmime më të lira dhe jetë më të mirë. Por e vërteta është ndryshe. Me heshtjen e saj, qeveria është bërë pjesë e një vendimi të paligjshëm dhe korruptiv, të marrë nga Urdhri i Stomatologut për thuajse dyfishimin e çmimit të shërbimit për qytetarët.

Me një vendim të paprecedentë, të paligjshëm, abuziv, presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, kandidati për deputet i Edi Ramës në Pukë,  urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për 13 shërbime. Janë shërbimet që kryejnë më së shumti qytetarët, përfshirë edhe mbushjen e dhëmbëve, vënien e protezave dhe deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.

Kandidati për deputet i Edi Ramës që drejton urdhrin e stomatologëve është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhrin e Stomatologut, i cili nuk i jep asnjë të drejtë Urdhrit të vendosë çmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve.

Ky organ ka si mision ligjor ruajtjen e standardeve të larta në këtë profesion e sidomos mbrojtjen e pacientëve nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut. Shtatë kompetencat e Urdhrit janë në funksion të këtij misioni”, shprehet Bardh Spahia.

Deputeti i PD-së vijon duke thënë se nuk i takon Urdhërit të Stomatologëve që të vendosë çmime.

“Në asnjë pikë nuk figuron e drejta për të vendosur dhe caktuar çmime! Kjo është shkelje jo vetëm e parimeve të Urdhrit, por edhe e ligjit. Për këtë kandidati i PS, Nikollë Deda duhet të mbajë përgjegjësi, pasi ka nxitur në mënyrë të paligjshme vendosjen në treg të cmimit monopol, duke cënuar rëndë konkurencën.

Qeveria është përgjegjëse, sepse ka heshtur pas këtij urdhri të paligjshëm, korruptiv dhe abuziv. Ministria e Financave është informuar zyrtarisht që lista e çmimeve të reja të paligjshme të zbatohet në kasat fiskale, por nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar.

Po kështu Ministrja e Shëndetesisë, e cila është e zënë me propagadën e shëmtuar për të paraqitur spitalet e Shqipërisë si spitalet e Zvicrës, ka mbyllur një sy për urdhrin e paligjshëm që bie në kurrizin e çdo shqiptari. Partia Demokratike u bën thirrje dentistëve të mos  zbatojnë një vendim të paligjshëm, duke rritur artificialisht çmimet për qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike i nxit anëtarët e urdhrit të shkarkojnë cilindo person që është bërë pjesë e këtij mekanizmi antiligjor, që synon të rrjepë nga lekët shqiptarët me bekimin e qeverisë.

Kundër këtij modeli abuzues e grabitës të qytetarëve duhet të ngrihemi të gjithë. Të bashkohemi në protesta deri në largimin e kryeministrit që frymëzon modelin e grabitjes së shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e Bardh Spahisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI