Flash

Paloka: Nuk synojmë marrjen e pushtetit me protesta, por zgjedhje të lira e të ndershme

Lapsi.al 25 January 2019
Paloka: Nuk synojmë marrjen e pushtetit me protesta, por zgjedhje të

PD ka paralajmëruar protestën e madhe që do të mbahet më datë 16 shkurt në orën 11:00. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka treguar për objektivin e protestës në një intervistë të dhënë për “BalkanWeb”.

Paloka ka paralajmëruar nisjen e një sërë protestash të vazhdueshme me datë 16 shkurt.

“16 shkurti është një kulm por nuk është fundi. Nga aty do të fillojë një seri tjetër, për të cilën ne sigurisht duke u updetuar do të marrin dhe vendimet. Qëllimi është një protestë e vazhdueshme. Nuk ka më kthim pas. Çdo lëvizje që ne do bëjmë qoftë dhe qëndrimi ndaj parlamentit do të ketë vetëm një funksion: t’i japim zë protestës qytetare. Nuk kemi më as qeveri kemi një tryezë me kukulla që i lëviz Rama”, tha Paloka.

Paloka gjithashtu është shprehur se PD nuk synon të vijë në pushtet përmes protestave, por kërkon realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Deri në momentin që kryeministri Edi Rama do të drejtojë vendin, sipas Palokës nuk do të ketë zgjedhje të lira.

“Synimi që ne kemi është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk ka synim marrjen e pushtetit me protesta. Në funksion të kësaj do të formatohet dhe qeveria që ne kërkojmë. Por nuk mund tju them një formulë, do të jetë e përbërë nga demokratë nga socialistë apo teknikë. E vetmja gjë që kemi të qartë është që sa të jetë Edi Rama zgjedhje të lira ne nuk do të bëjmë”, deklaron deputeti demokrat.

Po cila është arsyeja, që Partia Demokratike vendosi që nga mbështetëse e protestave të jetë udhëheqëse e tyre?

“Qytetarët pafundësisht na kanë kërkuar që protestat t’i drejtojmë ne. Për t’i dhënë zë pakënaqësisë së tyre dhe kërkesave të tyre. Për këtë arsye ne i kemi bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që gjithë atyre që kanë arsye të protestojnë të ngrihen t’i bashkohen opozitës si e vetmja mënyrë dhe mundësi për të zgjidhur problemet e tyre”, deklaroi nënkryetari.

Paloka thotë se paralelisht me organizimin e protestave PD po përgatitet edhe për zgjedhjet duke nisur organizimin e të gjitha degëve, pavarësisht datës në të cilën ato do zhvillohen.

Të këshilluara

Fundjava pranë, çfarë rezervon moti

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në pothuaj të gjithë territorin. Në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formë dëbore (në veri-lind...

14:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI