Flash

Çështja kurioze e Kingsley Ehizibue: jo Genoa për vullnet të Zotit

Lapsi.al 26 January 2019
Çështja kurioze e Kingsley Ehizibue: jo Genoa për vullnet

Misteri i refuzimit të Kingsley Ehizibue ndaj Genoa duket se është zgjidhur. Futbollisti i datëlindjes 1995 i Pec Zwolle ishte praktikisht një lojtar i ri i Grifonëve, por pasi kreu vizitat mjekësore rutinë, u zhduk duke mos u prezantuar në takimin për firmën mbi kontratë. Vendimi e ka befasuar shumë dhe e ka corientuar shoqërinë kuqeblu: mbrojtësi i djathtë hollandez, i lindur në Gjermani, ka zgjedhur papritur të qendrojë në skuadrën e stërvitur nga Stam.

Mes gjithë cudive, nga Hollanda vjen motivi më i pabesueshëm për këtë ndryshim kursi: ka qenë Zoti që i ka sugjeruar Ehizibue të mos transferohet në Itali. Kështu transferimi u prish në castet e fundit dhe madje edhe Stam ka shpjeguar: "Ka bërë një zgjedhje kurajoze: nëse bën një hap jashtë vendit, ndjesitë e tua duhet të jenë të mira. Edhe vazhdimësia e karrierës. Kinglsey nuk zgjodhi paratë". Kështu, të paktën këtë herë, fitoi besimi, jo ai futbollistik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI