Flash

Vrasja e studentes greke, merret në pyetje e riu shqiptar

Lapsi.al 26 January 2019
Vrasja e studentes greke, merret në pyetje e riu shqiptar

Aleksandër Luca është marrë në pyetje për ngjarjen e dytë ku dyshohet se është i përfshirë. 20-vjeçari, që është një nga dy të akuzuarit për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, sot është transferuar nga burgu i Grevenas për në ishullin e Rodos, pasi dyshohet i përfshirë në një rast të dytë përdhunimi.

Hetuesit grekë e kanë pyetur për abuzimin e një 19-vjeçareje me aftësi të kufizuara, ngjarje për të cilën është arrestuar një 23-vjeçar rom si bashkëpunëtor. Sipas mediave greke, Aleksandër Luca ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ai thotë se përmendja e emrit të tij është sajesë e 23-vjeçarit rom, që po përpiqet të fajësojë atë.

Mohimi i tij për akuzat bie ndesh me dëshminë e 23-vjeçarit, por edhe të vajzës së abuzuar. Kjo e fundit ka thënë se i njeh që të dy personat, por nuk kishte shoqëri me ta.

Avokatja e 19-vjeçares ka thënë më herët se vajza ishte abuzuar seksualisht dy herë. Ajo ishte kërcënuar pikërisht nga shqiptari që të mos fliste për atë që kishte ndodhur.

Kjo ngjarje daton më 1 Dhjetor 2018 në Rodos, pak orë pas ngjarjes së rëndë në këtë ishull, kur studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi u përdhunua, dhunua dhe më pas u vra, shkruan Klan.

Aleksandër Luca është i arrestuar për këtë krim, së bashku me shokun e tij grek, 21-vjeçarin Manolis Koukouras.

Hetuesit e kanë pyetur sot Lucën sërish edhe për vrasjen e studentes, pasi po përpiqen të lidhin dy ngjarjet së bashku. 20-vjeçari shqiptar e deklaron veten të pafajshëm edhe për këtë çështje, pavarësisht se ndaj tij janë gjetur gjurmë ADN-je që e përfshijnë në krim.

Po kështu, prova janë gjetur edhe për bashkëpunëtorin e tij Manolis Koukouras. Gjatë marrjes në pyetje para një muaji, të dy pranuan se janë përfshirë në vrasjen e studentes Eleni Topaloudi.

Por Aleksandër Luca tha se ai ishte vetëm i pranishëm, ndërsa akuzoi shokun e tij si personin që e dhunoi dhe më pas vendosi që trupin e studentes ta hidhnin në det. Kështu thotë edhe i dyshuari tjetër Manolis Koukouras, i cili ia ngarkon peshën e fajit shokut të tij shqiptar.

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Cerrik–Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Dri...

19:35

Haradinaj: Këtë vit, marrëveshje me Serbinë

“Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është e mundur këtë vit, por nuk mund të përfshijë ndryshime kufijsh”. Kështu shprehet kryeministri i Kosovës, Ramush H...

18:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI