Flash

Alarmante/ Çarja e digave të pa mirëmbajtura rrezikon përmbytjen e disa fshatrave

Lapsi.al 28 January 2019
Alarmante/ Çarja e digave të pa mirëmbajtura rrezikon

Çarja e digave të rezervuareve rrezikon përmbytjen e disa fshatrave. Ministria e Energjitikës në raportimin në parlament, ka paraqitur një raport për 640 digat, ku pjesa më e madhe e tyre rezultojnë jo të mirëmbajtura. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra deri më tani, situata konsiderohet alarmante.

Zonat e banuara pranë digave të rezervuarëve janë të rrezikuara nga përmbytjet. Madje në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës e ka cilësuar situatën emergjente.

'Ka ndërtime me leje, pa leje qe e ndërlikojne situatën. Por ai studimi që do bëhet nga Komiteti Kombëtar i Digave do përcaktojë se në cilat diga duhet ndërhyrë', shprehet Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Në total janë 640 diga në të gjithë vendin dhe thuajse në të gjithë rastet rezulton se janë të amortizuara. Fondet e dhëna gjatë këtyre viteve nuk kanë dhënë efeke.

'Në dijeninë time për këto diga BB ka bërë një studim dhe është ndërhyrë në 12 diga. Do të bëhet një verifikim i gjithë situatës.'tha Bregasi.

Edhe deputetë të majtë kërkuan një skanim të situatës .

Tatja Nurçe Deputete e PS: Rezervuari i Kasharit ka një problem shumë të madh që është pranë familjeve dhe merr përpara fshatin deri tek hekurudhat.

Ilir Beqaj: Situata e digave është më komplekse në Shqipëri. Unë mendoj se ju keni për detyrë parësore ta rishikoni këtë rregullore.

Me ndarjen e re territoriale rezervuaret janë në administrimin e bashkive. Por për shkak të mungesës së fondeve nuk janë parashikuar investime në mirëmbajtjen e tyre.

Të këshilluara

Grabitet një bankë në Tepelenë

Një tjetër grabitje ka ndodhur ditën e sotme. Në orët e mesditës është grabitur një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës. Persona të maskuar janë futu...

15:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI