Flash

“Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta, sepse...”

Lapsi.al 28 January 2019
“Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta, sepse...”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se kryeministri i vendit fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe se gjithë pjesën e mbetur të kohës e kalon në aplikacionin “Whats’App”.

E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kryetarja e LSI-së tha se një mik i përbashkët mes tij e Ramës ja ka pohuar se kryeministrin e kalon të gjithë ditën në rrjetet sociale e në aplikacionet të komunikimit.

"Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe pjesën tjetër rri në rrjetet sociale. Edhe sikur 15 minuta të flejë më pak, na e ka thënë një mik, ai nuk do jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjen e tij... Edhe tani po të futesh ta shohësh në WhatsApp është online. Flet me të gjithë” - tha Kryemadhi. 

Ajo është shprehur se me nisjen e protestës, opozita nuk do të ndalet. Kryemadhi nuk është treguar koncize duke dhënë të gjitha detajet, por është shprehur se “mund të rrethohet kryeministria”.

"Në datën 16 shkurt fillon protesta dhe nuk ndalemi më. Mund të qëndrojmë aty gjatë, mund të rrethohet Kryeministria, mund të ketë disa skenarë", - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Minist...

19:57

Kukës, zjarr në konviktin e nxënësve

Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në godinën e konviktit të nxënësve të gjimnazeve në Kukës. Mësohet se flakët kanë rënë në sektorin e kuzhinës së konviktit...

19:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI