Flash

Lindita Nikolla rrëfen momentin e dorëheqjes dhe refuzimin e Ramës

Lapsi.al 28 January 2019
Lindita Nikolla rrëfen momentin e dorëheqjes dhe refuzimin e

Lindita Nikolla, ish-ministrja e Arsimit flet për herë të parë për dorëheqjen si ministre e Arsimit, por nuk jep shumë detaje pse Rama e refuzoi. E ftuar në emisionin “A Shoë” në Neës 24 me Adi Krastën, Nikolla pranon që ka qenë e gatshme të largohet nga detyra sapo nisën protestat e studentëve.

“Pse nuk pranoi Rama dorëheqjen time? Këtë pyetje mund t’ja bëni kryeministrit, Unë do të bëja gjithçka që dialogu me studentët të zgjidhej dhe studentët t’i ktheheshin sa më parë auditorëve dhe mësimit” – tha ajo.

Ajo thotë se duhet të largohej pasi “gota i plasi në dorë” dhe se qeverisja pas kësaj kishte nevojë për energji dhe ekip të ri.

“Ishte një moment i fortë që le të themi “gota plasi” në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha, por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë” - tha ish-ministrja.

Rama vërtet nuk ia pranoi dorëheqjen Nikollës, por pak ditë më pas e shkarkoi të parën në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO. Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Minist...

19:57

Kukës, zjarr në konviktin e nxënësve

Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në godinën e konviktit të nxënësve të gjimnazeve në Kukës. Mësohet se flakët kanë rënë në sektorin e kuzhinës së konviktit...

19:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI