Flash

Reshje e temperatura të ulëta. Parashikimi i motit këtë javë

Lapsi.al 28 January 2019
Reshje e temperatura të ulëta. Parashikimi i motit këtë

Temperaturat e ulëta dhe reshjet do të vijojnë edhe kësaj jave. Sipas Meteoalb, ditët e fundit të janarit do vijojnë me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit ndërsa temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.

Edhe muaji shkurt, do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit. Megjithatë, në tërësi muaji shkurt do të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore.

Ndërkaq sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, reshje do të ketë në pjesën veriore dhe jugore të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8/ 13 °C

në vendet e ulëta: 7/ 12 °C

në vendet malore: 0/ 6 °C

ERA

Sot pasdite (e diel dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e hënë dt.28) mesatare deri e fortë, kryesisht në pjesën perëndimore të territorit.

Të këshilluara

Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek

Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur ...

18:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI