Flash

Shqetësimi i Tite, mbërrin në Paris për Neymar

Lapsi.al 28 January 2019
Shqetësimi  i Tite, mbërrin në Paris për Neymar

Neymar ka marrë të gjithë vëmendjen që nga lëndimi i tij të mërkurën e kaluar kundër Strasbourg në Kupën e Francës. Braziliani i PSG nuk pritet të kthehet shpejt në fushë duke rrezikuar të humbasë ndeshjen e parë të 1/8 të Champions ndaj Manchester United më 12 shkurt.

Brazili është gjithashtu i shqetësuar për shëndetin e Neymar, i dëmtuar në këmbën e djathtë, në të njëjtin vend si vitin e kaluar, dëmtim që e privoi të luante fundin e sezonit me klubin e kryeqytetit francez. Në këtë pikë, trajneri i Seleção Tite ka mbërritur në Paris së bashku me mjekun e Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar.

Trajneri i Brazilit që nga viti 2016 është shumë i kujdesshëm për situatën e ish-lojtarit të Barçës. "Ende duhet pritur për dy ose tre ditë para se të vendoset për operacionin." Ndërkohë, Tite tha se nuk e dinte nëse do ta grumbullojë Neymar për ndeshjet e ardhshme të Brazilit në mars.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI