Flash

Djali që kërkoi të bëhej i famshëm por që turpëroi mediat tona

Lapsi.al 29 January 2019
Djali që kërkoi të bëhej i famshëm por që

Nga Endri Shabani */ Nje djale i ri, nen presionin social per tu bere i famshem, krijon nje realitet paralel dhe behet personazh publik per 48 ore.

Lexo më tej:

E PABESUESHMJA/ Virtuozi nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

Tha qe ishte piktor i famshem. Mund te kishte thene edhe qe ishte shkencetar. Tha qe kishte ekspozuar pikturen ne Moske, mund te kishte thene qe ka jetuar dhe punuar ne 60 vende te botes. Tha qe kishte fituar cmim nderkombetar, mund te kishte thene qe ka 9000 euro rroge. Deri ketu ai eshte nje i ri me shenjat e megallomanise, qe ne nje shoqeri si e jona nuk mungojne.

Por nderkohe qe i bejme gjyqin ketij te riu, mbase duhet te reflektojme per dy gjera.

E para, qe kemi ndertuar nje shoqeri spektakli, ku te rinjte i mbajme ne presion te vazhdueshem qe te jene te famshem. Emisione pafund televizive, rrjete sociale, dhe hapesira te tjera ekspozimi i kane futur te rinjte ne gare kush e kush te jete mbi te tjeret, te jete me "i madh", te jete "njishi". E gjithe kjo i largon nga ajo qe i permbush ata vete, dhe i nxit qe te bejne cfare duket mire ne syte e botes. Sa me shume gjemojne ata famen, aq me te vetmuar behen. E sa me te vetmuar behen, aq me te palumtur ndihen. Per pasoje fiksohen edhe me teper pas fames, duke e pare si ilac per shpirtin.

E dyta, kjo situate na tregon per seriozitetin dhe profesionalizmin e medias sone per te percjelle ne publik dicka pa e kontrolluar dhe verifikuar me pare. Ne u japim mediave kombetare 3 milion euro ne vit dhe i lejojme te na hyne ne shtepi dite e nate. Por ato i shperdorojne dhe parate edhe besimin tone. Prandaj duhet ta mbajme parasysh kete rast sa here qe i referohemi medias si burim informacioni.

Ky djale u ekspozua rastesisht prej rrjeteve sociale (jo prej medias) dhe tashme u kthye ne nje shaka popullore. Te ishte per median ai do te ishte bere kryetar bashkie.

*Marre nga Faceboku i autorit

Të këshilluara

Maqedonia, detajet duan përgjigje

Le ta themi që në fillim: Zgjidhja me kompromis për grindjen që dukej e përjetshme për emrin "Maqedoni" është e vonuar. Ka 25 vjet që palët thonë se ata duan ta...

13:27

Pse jam sot në grevë me studentët e mij

Nga Artan Fuga / Unë sot jam në grevë, si antar i thjeshtë, i barabartë, përtej ndarjeve departamentale, i asamblesë të fakultetit histori – filologji të Univer...

11:49

Zotëria Balili dhe falenderuesi Rama

Klement Balili, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, i ka dhënë dje fund talljes me shtetin shqiptar, teksa është vetëdorëzuar te Policia shqiptare, e cila k...

14:05

Ra Gent Cakaj... e u pamë

Migjen Kelmendi/ Nji ide shume fisnike, dashamirese, vizionare e Kryeministrit te Shqipnise Edi Rama dhe keshilltarit te tij te pashpallun, Baton Haxhiu, qe t’u...

17:59

Proteston, prandaj ekziston

Protesta e studentëve është më së pari protestë për rrëzimin e ligjit të arsimit, së dyti rrëzim i tarifave të marrëzisë së masterit, së treti rrëzimin e idesë ...

08:28

Liria pa barazi është diktaturë

Rendi i vjetër u përmbys me premtimin për një jetë më të mirë për të gjithë. Liberté, égalité, fraternité - ishin tre parimet mbi të cilat u themelua sistemi...

12:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI