Flash

Estrada Veliaj zhvendoset në Vienë (mos i humbni fotot)

Lapsi.al 29 January 2019
Estrada Veliaj zhvendoset në Vienë (mos i humbni fotot)

E mbani mend atë djalin beratas që hiqej si piktor dhe e kryqëzuan se gënjeu Bieta Sulon dhe Rudina Magjistarin? Edlir Reka nuk bëri asgjë më shumë se krijoi për veten lajme të reme që të shfaqej si një piktor i madh me famë ndërkombëtarese. Në fakt asgjë më shumë sesa ajo që një tjetër fqinj me të, nga Ura Vajgurore, Erion Veliaj e bën rëndom. Ai ka dhënë sot shembullin e fundit të një estrade pa mbarim.

Ai ndodhej në Vienë për një konferencë ndërkombëtare, ku u takua edhe me homologun e tij, kryebashkiakun e Vienës, Michael Ludwig. Sipas të gjitha mediave njëzëri, Ludwig e vlerësoi kryebashkiakun Veliaj dhe tha: “Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të

ri dhe energjik".

E PABESUESHMJA/Virtuozi nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

Ashtu si Bieta me Rudinën në emisionet e pasdites, edhe mediat që e botuan këtë lajm nuk kishin asnjë gazetar në Austri që të verifikonin vërtetësinë e asaj që ndodhi, ashtu si ato që i besuan Edlirit edhe këto media i besuan komunikatave që lëshon zyra e Erionit. Por ato shkuan edhe më tej: E botuan lajmin e paverifikuar me të njëjtin titull identik që u është servirur nga bashkia. Shikoni fotot më poshtë dhe shijoni estradën e një tjetër virtuozi nga qarku i Beratit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI