Flash

Ka një mënyrë për të shpëtuar nga sigurimsat që kapin shtetin

Lapsi.al 29 January 2019
Ka një mënyrë për të shpëtuar nga sigurimsat

Nga Astrit Patozi

Çdo debat për spiunët apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, që gëlojnë ende nëpër institucionet tona edhe pas 27 vjetësh, e bën të domosdoshëm një qëndrim të prerë e shterrues për këtë temë.

Duhet të hapen dosjet për çdo zyrtar apo ish-zyrtar të lartë, deri në një farë rangu, pa përjashtim, për të mos mbetur peng i subjektivitetit politik apo administrativ, që në shumicën e rasteve është i qëllimshëm. Që nga Presidenti i Republikës e deri tek nëpunësi më i ulët, që do të gjykohet se mund të pengojë proceset demokratike në vend, qoftë ky edhe vetëm si mesazh se kjo shoqëri po ndahet me dëshirë të fortë nga e kaluara e vet.

Do të mjaftonte shembulli i shumëdiskutuar i anëtarit të KLP për të ndërmarrë një nismë legjislative përgjithësuese, që t'i mbyllte rrugën një herë e përgjithmonë për t'u ngjitur në piramidën e shtetit të gjithë asaj skote shqiptarësh, të cilët janë përzier në një mënyrë ose në një tjetër me krimet e përbindshme të armës më famëkeqe të diktaturës komuniste.

I takon opozitës që ta sfidojë qeverinë për këtë çështje, sepse për të majtën nuk është ndonjë gjë e rëndë po të kesh qenë oficer apo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndaj edhe prej saj nuk mund të pritet ndonjë ndjeshmëri e veçantë.

Dhe ajo mund ta bëjë këtë me vendosmëri dhe pa asnjë mëdyshje, duke vënë në dispozion të publikut të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e vet, si shenjën e qartë dhe të besueshme se lufta me spiunë apo sigurimsa nuk është thjesht dhe vetëm një betejë politike e momentit, ku e keqja zbulohet dhe denoncohet vetëm atëhere kur gjendet në anën tjetër.

Kjo shoqëri vetëm do të përfitonte, nëse do të dinte se çfarë raporti kanë pasur me diktaturën ata që i kanë qeverisur dhe vazhdojnë t'i drejtojnë në këto 28 vjet, presidentë, kryeministra, ministra, deputetë, drejtorë të mëdhenj, kryetarë bashkish e komunash, gjykatës apo prokurorë qofshin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI