Flash

'Lidhjet e anëtarit të KLP-së me Sigurimin e Shtetit janë provuar'

Lapsi.al 29 January 2019
'Lidhjet e anëtarit të KLP-së me Sigurimin e Shtetit

Në Tiranë, drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Mara Sula, tha sot për “Zërin e Amerikës”, se verifikimet dhe vendimi ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, janë të sakta dhe të bazuara në dokumenta, që provojnë lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit.

Zonja Sula shprehu keqardhjen që vendimi i Autoritetit u publikua nga burime të tjera në kundërshtim me ligjet e konfidencialitetit, por institucioni i saj është i bindur në saktësinë e vendimit.

"Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori" - tha zonja Sula.

Ajo hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e tij për prapamendime politike në veprimtarinë e institucionit, i cili ka verifikuar deri tani mbi 1 mijë e 500 persona, vetëm 5 prej tyre janë ankuar dhe vetëm për njërin vendim është tërhequr pas.

Prokurori Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), mohoi dje që ai të ketë qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush dhe para ligjit nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar”, - u shpreh zoti Sheshi në mbledhjen e KLP-së.

Me këtë mohim të plotë ai sot ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“Skenari nuk synon thjesht vetëm goditjen e personit tim si hakmarrje për çështjet që kam hetuar apo përfaqësuar si prokuror, apo për mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP-së për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Prokuror i Përgjithshëm, por mendoj se synohet goditja dhe vendosja nën trysni e të gjithë institucionit të KLP-së, pasi kemi ardhur në një moment përfundimtar të krijimit të SPAK-ut dhe përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh ai.

Zoti Sheshi shtoi se “pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë e rëndësishme të politikës, jo vetëm të njërit krah, por dhe persona me pushtet të lartë”.

Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.

/VOA/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI