Flash

Soreca: Konfiskimi i pasurive të paligjshme do të ndikojë në hapjen e negociatave

Lapsi.al 29 January 2019
Soreca: Konfiskimi i pasurive të paligjshme do të ndikojë në

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur ditën e sotme se lufta kundër krimit të organizuar është një prej pikave kyçe që do ndikojë në vendimin e BE për hapjen ose jo të negociatave në muajin shtator.

I pranishëm në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Itali, Soreca tha se pret konfiskimin e pasurive të paluajtshme.

"Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë.

Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese.

Operacioni i konfiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim dhe ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Jam këtu për të treguar rëndësinë që kjo temë ka për Bashkimin Europian. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë. Një nga prioritetet kyç në bazë të së cilave ky vendim do të merret janë pikërisht rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,"-tha Soreca.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI