Flash

Vijon operacioni prej 4 orësh, ende i lirë grabitësi i bankës në Tepelenë

Lapsi.al 29 January 2019
Vijon operacioni prej 4 orësh, ende i lirë grabitësi i

Prej më shumë se 4 orësh, policia vijon ndjekjen për arrestimin e 25 vjeçarit Kristo Ruçi, i cili grabiti bankën në Tepelenë një ditë më parë. Burimet bëjnë me dije se policia nuk do të largohet nga fshati Mamaj pa e kapur atë.

Por drejtuesit e operacionit kanë vetëm një frikë, se mos i riu qëllon me armë ndaj policisë. Plagosja apo ndonjë viktimë e mundshme në radhët e oficerëve do të ishte fatale, prandaj operacioni është i ngadaltë. Burimet thone gjithashtu se grabitësi u lokalizua që mbrëmjen e djeshme, por policia e mbante të rrethuar dhe nën vëzhgim, duke shmangur ndërhyrjen gjatë natës pikërisht nga frika se mos ai qëllonte me armë.

Kristo Ruci akuzohet si autor i grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë. Policia po vijon ndjekjen e grabitësit me maskë, i cili vodhi një sasi parash që ndodheshin në arkën e bankës pasditen e së hënës (28 janar).

Personi i maskuar u fut në filialin e bankës rreth orës 15:10 minuta dhe nën kërcënimin e armës mori paratë. Autori me veshje ushtarake dyshohet se ka qene nen vëzhgim të bankës gjatë gjithë ditës. Mësohet se pas grabitjes së parave, ai u larguar me një makinë që po e priste jashtë ndërtesës së bankës.

Të këshilluara

Lokalizohet grabitësi i bankës në Tepelenë

Kanë kaluar rreth 24 orë nga grabitja spektakolare e bankës në Tepelenë, por autori është ende i lirë. Policia tha një ditë më parë se e ka identifikuar grabitë...

16:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI