Flash

Vrasja për “nderin e motrës”, gazetarja rrëfen çfarë ndodh tani me dy familjet

Lapsi.al 29 January 2019
Vrasja për “nderin e motrës”, gazetarja rrëfen

Në emisionin e Rudina Xhungës mbrëmjen e së martës është diskutuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bastar i Mesëm në Tiranë, ku një 34-vjeçar u vra për hir të nderit nga vëllai i një 20-vjeçareje gjithashtu e martuar. Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia ka treguar dinamikën e ngjarjes.

“Policisë i është dashur 48 orë që të kuptonte se bëhej fjalë për një vrasje. Tentativat për të fshehur ngjarjen dhe vonesa për ta çuar në spital kanë sjellë vdekjen e 34-vjeçarit Arben Gjeçi. Ai u gjet nga disa fshatarë anës një përroi të cilët e morën në shtëpi dhe mundoheshin ta mbanin ngrohtë se kishte hemorragji”, - është shprehur Delia.

Një detaj tjetër ka qenë edhe vështirësia dhe problemet infrastrukturore që kjo zonë ka, duke bërë të pamundur lidhjen me Tiranën. Nga informacionet e marra nga banorët e zonës, të dyja këto familje, edhe familja e 20-vjeçares, edhe familja e viktimës, janë në gjendje të dobët ekonomike.

Sipas prokurorisë Esat Cani vrau me mjete të forta 34-vjeçarin Arben Gjecin në bashkëpunim me kunatin e tij Dëfrim Kurti. Bashkëshorti i 20-vjeçares Elida Cani, Dëfrim Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esat Cani, 31 vjeç.

Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen. Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga. Çifti i bashkëshortëve është lënë në “arrest shtëpie” nga gjykata ndërsa Cani në qeli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI