Flash

Arta Dade: Shqipëria ka humbur rolin primar në rajon

Lapsi.al 30 January 2019
Arta Dade: Shqipëria ka humbur rolin primar në rajon

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë Arta Dade, ka shprehur shqetësimin për humbjen e rolit primar që Shqipëria ka patur në rajon. Për këtë, Dade ka bërë përgjegjëse qeverinë, të cilën e kritikon se nuk po bën detyrat për të avancuar në axhendën europiane.

E ftuar në emisionin "Tempora", Dade u shpreh: “Shqipëria ka humbur rolin primar që ka pasur në rajon. Me Shqipërinë konsultoheshin partnerët tanë. Jamë e shqetësuar që ky rol është zbehur dhe më duket sikur serbët po e luajnë këtë rol dhe po e marrin seriozisht madje dhe partnerët tanë strategjikë po cedojnë.

Jemi treguar populistë. Kosovës do i shërbente një Shqipëri pa korrupsion. Në një shtet ku nuk funksionon me institucione demokratike dhe studentët kanë kaq kohë që janë në rrugë dhe rezultonjë të pazgjidhura kërkesat dhe rritja ekonomike është shqetësuese. Një shtet që nuk është i fuqishëm dhe nuk bërë detyrat për të avancuar në axhendën europiane nuk ka si të merret seriozisht të jetë mbështete për shqiptarët e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Ka shumë mundësi që Maqedonia të shpërblehet. Rreziku më i madh është vetja jonë"

Të këshilluara

(FOTO) Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë

Mbrëmjen e djeshme një garazh u shpërthye me tritol në Fushë-Krujë. Shpërthimi ndodhi në lagjen "Punëtori". Garazhi ishte në pronësi të 58-vjeçarit, Ramazan ...

08:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI