Flash

Madonna rrëfen një pjesë të së kaluarës: Varfëria qe ajo që më...

Lapsi.al 30 January 2019
Madonna rrëfen një pjesë të së kaluarës:
Edhe pse numëron një pasuri prej 590 milionë dollarësh,  e kaluara për Madonnën nuk ka qënë aspak e lehtë por ajo nuk ka nguruar ta ndajë sërish atë me 13 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Mjaftuan vetëm 2 fjali për të shprehur jetesën e vështirë dhe mundësitë e pakta që familja e saj kishte. “Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”, ka shkruar Madonna në krah të postimit.
Sot ajo njihet si mbretëresha botërore e muzikës pop, por siç dihet gjerësisht, hapat e parë të karrierës së divës Madonna nuk kanë qenë aspak të thjeshta. Në intervista të shumta ajo ka pohuar se ka qenë tepër e varfër dhe një gjë të tillë ua ka rikujtuar së fundmi ndjekësve. Në foton e shkrepur në ceremoninë e diplomimit në shkollë të mesme, Madonna shihet pranë motrës së saj, të dyja të veshura me fustane të gjata me lule.  

Të këshilluara

Gwyneth Paltrow paditet nga mjeku

Aktorja Gwyneth Paltrow aktualisht po përballet me një padi nga Terry Sanderson, një mjek në Utah. Mjeku pretendon se aktorja u rrëzua sipër tij teksa ata po...

15:19

Kënga e re e Halsey, dedikim për ishin e saj

Kur Hasley publikoi hitin e saj të fundit “Without Me” pas ndarjes me G-Eazy-n, të gjithë menduan se ishte një dedikim për të dhe kohën që kaluan bashkë. Publi...

14:11

Sulmohet aktori i serialit 'Empire'

Aktori i “Empire”, Jussie Smollett, u sulmua mëngjesin e së martës dhe policia e quan një krim të nisur nga urrejtja. Smollett u sulmua nga dy persona, të ci...

13:04

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI