Flash

Protesta e 16 shkurtit, Basha vijon takimet: Kjo nuk është qeverisje, por hajdutëri me ligj

Lapsi.al 30 January 2019
Protesta e 16 shkurtit, Basha vijon takimet: Kjo nuk është qeverisje,

Lideri i opozitës Lulzim Basha i zhvendosi takimet e tij në Kamëz, ku i bashkëbisedoi me banorët e Valiasit dhe Paskuqanit.

Ai u bëri thirrje që t’i bashkohen protestës së opozitës në 16 shkurt për rrëzimin e Ramës, i cili sipas tij mashtroi me kompensimin e dëmeve nga përmbytjet.

“Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy-tre punëtorëve të bashkisë që po punonin dhe i tha kryetarit, do të kesh fondin 700 mijë Euro që të përballosh emergjëncën. Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve, të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit, por pakujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës”.

Kryeministri, sipas Bashës, e ka mendjen vetëm tek përfitimet personale dhe njerëzve të lidhur me të:

“Edi Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë. Qeverisja e tij përkufizohet: “Merri shumicës dhe jepi vetes tënde”! Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët. Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njerëzit dhe familjarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it. Uji kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama”.

Sipas Bashës, kjo nuk është qeverisje, por është hajdutëri me ligj.

Në takimin e sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha u është drejtuar me një kërkesë për ndihmë gjithë shqiptarëve.

“Unë do të jem në krahun tuaj, por më 16 shkurt fjalën nuk do ta kem unë fjalën tuaj, fjalën e popullit do ta keni ju, atje para kryeministrisë”, tha Basha, duke theksuar se tashmë kanë shteruar të gjitha mjetet për zgjidhje dhe nxjerrjen e vendit nga sundimi që po i bëhet prej një bande me në krye Ramën.

“Kemi shteruar çdo mjet për zgjidhje, kemi ardhur t’u kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie apo aleance politike, zgjidhja është në duart e shqiptarëve, të vini te marshimi në 16 shkurt në Tiranë e t’i japim zgjidhje njëherë e përgjithmonë, ta largojmë këtë bandë, t’i hapim rrugë demokracisë ku qytetarët të zgjidhin me votë përfaqësuesit e tyre”.

Të këshilluara

Tiranë, ekzekutohet me armë ish-polici (Emri)

Një ngjarje e rëndē ka ndodshur sot në Tiranë. Një ish-polic  është qëlluar për vdekje me armë zjarri në stacionin e “Tiranës së Re”. Nga të dhënat e para ra...

14:50

Të shtëna me armë në Tiranë

NJë ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë Dy grupe janë përplasur me armë me njëri-tjetrin, pas një konflikti midis tyre. Ngjarja ka ndo...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI