Flash

Rama i trembet hetimeve, kërkon rikthimin e imunitetit për deputetët

Lapsi.al 30 January 2019
Rama i trembet hetimeve, kërkon rikthimin e imunitetit për

Shtatë vite nga heqja e imunitetit të deputetëve, në parlament ka nisur diskutimi për rikthimin e mbrojtjes me kushtetutë nga hetimi. Me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit nuk mund të ketë procedim penal ndaj deputetëve nëse organi i akuzës nuk sjell prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit. PS ka propozuar ndryshimin e rregullores duke vendosur kushte ndaj prokurorisë. Me rishikimin e nenit 118 hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Keshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend. Debat ky që u zhvillua dhe në rastin Sajmir Tahiri. Ky propozim ka hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës. Gjithashtu është evituar edhe penalizimi monetar, pasi bojkoti do të konsiderohet si veprimtari parlamentare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI