Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rusi/ Gjyshërit pijanecë lënë nipin mbi sobë: "Qante shumë"

Lapsi.al 31 January 2019
Rusi/ Gjyshërit pijanecë lënë nipin mbi sobë:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin rus. Foshnja 11 muajshe Maxim Sagalakov, ka ndërruar jetë pasi gjyshërit e kishin hedhur sipër sobës së shtëpisë.

Nëna e vogëlushit, Viktoria Sagalakova, 20 vjeç, e kishte lënë djalin e saj Maxim tek prindërit e saj 42 dhe 47 vjeç dhe kur është kthyer në shtëpi e ka gjetur djalin e saj pa jetë. Gjyshërit e foshnjes i kishin treguar policisë që nuk e duronin dot djalin teksa qante.

Viktoria ka shprehur të gjithë dhimbjen e saj në rrjetet sociale. ‘U prehsh në paqe, djali im i dashur’, shkruan ajo në Facebook. ’Dhimbja ime është e madhe. Si do jetoj unë nëse ti nuk je më, nuk mund të të përqafoj. Kam vetëm një foto tënden ku mund të shoh shikimin tënd të ëmbël dhe të qeshur. Më mungon shumë. Të lutem eja me tako në ëndrra. E di që sheh gjithçka sepse je një engjëll që fluturon në qiell'.

Një banor i fshatit ka treguar që gjyshërit e vogëlushit kishin probleme me alkoolin dhe ditën që djali ka vdekur kishin pirë shumë shishe me vodka.

Një fqinje tjetër tregon për mediat që të dy gjyshërit gjithmonë ishin kujdesur për vogëlushin në mungesë të nënës së tij. ’Nuk arrij ta besoj’, ka shtuar Natalia Sagatayeva, ‘Jam akoma e shokuar. Ata gjithmonë janë kujdesur për të. Fëmijët e mi luanin me të, nuk e kuptoj se si ka ndodhur e gjitha kjo'.

Për vdekjen e të voglit Maxim, të dy gjyshërit rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI